E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slaven Biliç: E dua Ronaldinhon në ekipin tim

Gjiganti turk Besiktas nuk po heq dorë nga Ronaldinho. Tani, trajneri i ekipi turk, Slaven Biliç nuk e ka fshehur dëshirën që ta ketë në ekip ish futbollistin e Barcelonës dhe Milanit.

“Unë do të duan që të kem Ronaldinhon në skuadrën time. Ndoshta ai është pak më i vjetër tani, por unë mendoj se ai ende ka të paktën edhe dy vjet të mira”, ka thënë Biliç, transmeton Goal.com. “Edhe në këtë moshë ai do të kontribuojë shumë në Besiktas dhe mund të na ndihmojë në rritjen e nivelit”, ka theksuar ish selektori i Kroacisë.

Presidenti klubit turk konfirmoi në qershor se kishte dorëzuar një ofertë te skuadra e Atletico Mineiros për yllin brazilian Ronaldinho./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›