Slishkoviç e Daliç, ndërmjetësit e Abraham

Një gjë e tillë është përforcuar dje, kur është hedhur më shumë dritë në prapaskenat për kalimin e tij të mundshëm te kroatët e Hajdukut të Splitit.
Sipas burimeve të mirinformuar ndërmjetës në tratativat mes futbollistit nigerian të bardhebluve dhe klubit, ka qenë ish-trajneri i Tiranës, Blazhe Slishkoviç, i dorëhequr pesë ditë më parë dhe trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç.
Dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga klubi shqiptar në merkaton e muajit janar e ka konfirmuar edhe menaxheri i nigerianit, Gëzim Mançe.
“Jemi duke zhvilluar tratativa për një largim të mundshëm të Abrahamit në drejtim të ndonjë skuadre tjetër. Besojmë se në janar do ta bëjmë”, u shpreh Mançe. Që në momentin e nënshkrimit të kontratës mes futbollistit nigerian dhe drejtuesve të klubit të Tiranës, i është lënë një shteg për largimin e mundshëm të futbollist edhe para skadimit të kontratës. S
ipas informacioneve brenda klubit, bëhet fjalë për një klauzolë, në bazë të së cilës Abrahami do të mund të largohej nga Tirana, në rast se për të do të kishte një interesim të një klubi të huaj (kategorike, jo nga një ekip shqiptar). Por edhe në këtë rast, ofertat e klubit të interesuar duhet të jetë patjetër më e lartë se sa ajo që i ofron vetë Tirana futbollistit nigerian. Duket se ditë, që futbollisti ta shfrytëzojë këtë klauzolë ka ardhur.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code