Real Madridi do ta shesë Van der Vaartin
Kampioni i Spanjës, Real Madridi, raportohet se është i gatshëm ta largojë nga radhët e veta mesfushorin Rafael van der Vaart në fund të këtij sezoni.
Siç bën të ditur "As", drejtori sportiv i Realit, Pedja Mijatovic dhe stafi i tij e kanë humbur besimin në ish-mesfushorin problematik të Hamburgut dhe dëshirojnë ta shesin atë gjatë verës. Trajneri i Realit, Juande Ramos, nuk e vlerëson shumë holandezin, siç e bëri të qartë edhe në ndeshjen ndaj Barcelonës duke futur në lojë në vend të tij Miguel Palancan. Udhëheqësit e Madridit thuhet se janë ngopur me Van der Vaart, të cilin e shohin si të mbipeshë dhe pa motivim.