E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti ia kthen Mihajlovicit

Francesco Totti ka reaguar ndaj akuzave të trajnerit të Bolognas, Sinisa Mihajlovic, për mospjesëmarrjen e tij në ndeshjen e lamtumirës, të asokohe lojtarit të Interit, në vitin 2005. Të mërkurën mbrëma në Olimpico takohen Roma dhe Bologna në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, ndërsa trajneri serb Mihajlovic ka bërë disa akuza kontroverse ndaj simbolit romak për shkak të mospjesëmarrjes në ndeshjen lamtumirëse të tij. "Asokohe i kam treguar pse kam munguar në atë ndeshje. Të njëjtën ditë kam qenë i ftuar në Napoli nga sponsori im teknik, Diadora, në një ndeshje bamirëse, dhe nëse do ta refuzoja atë ftesë dhe do të shkoja te Mihajlovici, ata do të më akuzonin për prishje të kontratës. Prandaj vendosa të mos marr pjesë në asnjërin takim". "Kjo është arsyeja pse kam munguar në atë ndeshje, dhe Mihajlovici e di shumë mirë këtë gjë, prandaj këto akuza nuk më pëlqejnë", është shprehur Totti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›