E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllogani i PS për zgjedhje: “Me duar të pista”

06-01-2013 / Gazeta 55

Nuk është vetëm rasti i Kosta Barjabas, por është një filozofi hajdutërie që po kërkon në mënyrë transparente të vijë në pushtet për të vjedhur. Raporti i KLSH për Artan Shkëmbin, si dhe shndërrimi i bashkive Durrës, Vlorë, Berat, Fier, Elbasan e Korçë në ndërmarrje private në shërbim të partisë janë vetëm maja e ajsbergut. Familjarët e deputetëve që akuzohen për evazion fiskal apo si sekserë të Ramës në bashkinë e Tiranës tani po shndërrohen në një establishment që e ka vjedhjen si moralin e fitores elektorale


Partia Socialiste ka provuar shumë parulla për të ndërruar teshat e pishta të kulturës së saj të qeverisjes së punëve publike. Ndonëse PS-ja është munduar të ndërrojë veshjen për t’u bërë si kryetar i saj, Edi Rama, por prapë se prapë vijon të jetë thonjpaprerë me duar të pista. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për një sërë shkeljes e abuzimesh në bashkitë e qeverisura prej anëtarëve të Partisë Socialiste ka hedhur dritë për një filozofi hajdutërie që po kërkon në mënyrë transparente të vijë në pushtet për të vjedhur. Jo, “në mënyrë kaq flagrante”, do të thoshte deputeti Shalsi. Raporti i KLSH-së për Artan Shkëmbin, apo shndërrimi i bashkive Durrës, Vlorë, Berat, Fier, Elbasan e Korçë në ndërmarrje private në shërbim të partisë sinjalizojnë parullën më të re të opozitës në zgjedhje: “me duar të pista”.  Megjithatë jo vetëm Kosta Barjaba apo Ilir Beqja janë fytyra të antiligjit në PS. Por dhe familjarët e deputetëve që akuzohen për evazion fiskal e si sekserë të Ramës në bashkinë e Tiranës tani po shndërrohen në një establishment që e ka vjedhjen si moralin e fitores elektorale. Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka konstatoi një sërë shkeljesh gjatë auditimeve të kryera ka kallëzuar penalisht drejtues e ish-drejtues të bashkive Pogradec, Himarë, Përmet e Durrës. Kontrolli i Lartë i Shtetit inicioi kallëzimin penal për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal, për Kryetarin aktual të Bashkisë Pogradec Artan Shkëmbi, si dhe dy nënkryetarët dhe tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie. “Bejlerët e majtë” të rretheve, që drejtojnë, pa respektuar ligje e rregulla, pa përgjegjësi, në mënyrë mafioze, me arrogancë, duke zhvatur pasurinë publike, duke u mbështetur nga bota e krimit duhet të ndëshkohen  nga ligji dhe qytetarët me votë kundër kësaj filozofie të vjedhjes me lezet. Modeli i Edi Ramës për qeverisjen e bashkive të vendit ka dëmtuar rëndë qytetet e vendit duke i kthyer në plane biznesi të një grupi miliarderësh që kontrollojnë industrinë  e ndërtimit të pallateve e resorteve turistike duke larë paratë e pista të mafies e krimit të organizuar.  Në Fier, kryebashkiakn Zeqo u lëshon lumin Gjanica biznesit duke lënë në harresë projektet e pastrimit të shtratit të lumit, por nuk  harron investimet për monumentet qesharake si “Globi”. Një model “puno e vjedh” që rregullon qendrat e qyteteve duke shkatërruar rreth e rrotull qendrave çdo metër. Mjafton të shkosh në qytetet e Durrësit, Vlorës, Kavajës, Beratit, Fierit, Pogradecit, Elbasanit e Korçës për konstatuar qendra të rregulluara dhe periferi të lëna pas dore, si për të thënë e bukura është në qendër dhe e shëmtuara në rrethe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›