Sllovaki, arrestohen shtatë të dyshuar për plane të shitjeve radioaktive

Policia sllovake ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikim të shitjes së një materiali të paspecifikuar radioaktiv.
Në një deklaratë për shtyp, shefi i policisë Jarosllav Spisiak tha se materiali me vlerë prej rreth 650 mijë dollarëve vinte nga një shtet i ish-Bashkimit Sovjetik dhe ende nuk është transportuar në Sllovaki.
Gjashtë të dyshuari janë shtetas sllovakë ndërsa i shtati është çek.
Arrestimi është kryer nga bashkëpunimi i policisë së dy shteteve të cilat e kanë hetuar grupin që nga viti 2009.
Në vitin 2007, policia arrestoi tre persona që tentonin të shisnin uranium për 1 milionë dollarë në Sllovaki.