E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shpallet i pafajshëm Ish-guvernatori i BQK

Përmes një vendimi, trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka hedhen poshtë të gjitha akuzat kundër ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
 

Gjykatësi ka hedhur poshtë të pesë pikat e aktakuzës kundër Rexhepit, të cilat përfshinin veprat penale si: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim.
 

Aryetimi u bazua në faktin se, megjithëse ish-Guvernatori kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka keqpërdorim të detyrës.
 

Aktakuza është konfirmuar vetëm në lidhje me pikën 6 kundër Ibish Mazrekut, pasi kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar sepersoni në fjalë ka shkelur ligjin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›