Sllovaki pritet shpallja e zgjedhjeve te parakohshme

Partitë politike në Sllovaki janë përfshirë nga debati se çfarë duhet të bëjnë, vetëm një ditë pasi parlamenti votoi kundër një plani të përbashkët të Eurozonës, për të rritur fondin për shpëtimin e ekonomive në rrezik.
Në mënyrë që ligji të hynte në fuqi, të gjithë vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro duhet të pranonin projektin. Me qeverinë aktuale që ra pas këtij votimi, pritet që në Sllovaki të shpallen zgjedhje të parakohshme.
Presidenti i vendit anulloi një tur vizitash në Azi, për të bërë të mundur tejkalimin e kësaj krize politike. Plani i bllokuar i Euzonës synonte të rriste fondin rezervë për vendet e rrezikuara deri në 440 miliardë euro, duke Do t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve në parlamentin sllovak që të ngrihem përtej interesave afatshkurtër dhe të kalojnë në rastin e ardhshëm këtë plan të domosdoshëm për të ardhmen e begatë të Eurozonës
Herman Von Rompuy
Presidenti i Këshillit të Europës i paraprirë rënies së mundshme portugeze, spanjolle apo italiane.
Plani i shpëtimit dështoi pasi një parti e koalicionit qeverisës iu bashkua opozitës, duke thënë se një prej vendeve më të varfëra të zonës euros si Sllovakia, nuk ka përse të paguajë për boxhet e shteteve të pasura si Greqia apo Italia.
”Do t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve në parlamentin sllovak që të ngrihem përtej interesave afatshkurtër dhe të kalojnë në rastin e ardhshëm këtë plan të domosdoshëm për të ardhmen e begatë të eurozonës”, u shpreh Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, në një deklaratë të përbashkët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...
Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: I hapur për dialog
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet