Tirane te majtet bojkot Keshillit Bashkiak

Ka nisur me debate të ashpra dhe ka përfunduar me braktisjen e sallës nga këshilltarët socialistë mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi denoncoi shkeljen, sipas tij, të rregullores, pasi votuan këshilltarë pa mandat.
“U votua në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ne jemi kundër edhe rendit të ditës, pasi nuk kemi pasur kohë të shqyrtojmë vendimet. Ne largohemi nga mbledhja e Këshillit Bashkiak”, deklaroi Dalipi.
Basha: T’i zgjidhim problemet me dialog
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka ofruar gatishmërinë e tij për të biseduar mbi pikat e diskutueshme, por pala e majtë ka refuzuar.
“Ju ftojmë të diskutojmë në mënyrë të civilizuar cështjet për të cilat nuk biem dakord. Bisedoni me përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve për cështjet e mandateve. Të diskutohet dhe të bihet dakord, të mos ndiqet praktika e bojkotit”, deklaroi Basha, i cili shprehu keqardhjen e tij për vendimin e të majtëve.
“Shpreh keqardhjen për këtë vendim. Shpresoj të hiqet dorë nga këto praktika të cilave iu ka ikur koha”, tha kryetari i bashkisë.
Basha: Vende pune dhe lehtësi sipërmarrësve
Më tej, zoti Basha paraqiti një seri propozimesh për zhvillimin e ekonomisë, mes të cilave atë për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë në Tiranë.
“Ne parashikojmë një Tiranë të hapur për sipërmarrjen e lirë, me vende pune për të papunë, për rininë e Tiranës, për të shkolluar apo jo. Vende pune për të gjithë. Vende pune si përkushtimi kryesor i bashkisë së Tiranës”, theksoi Basha, i cili në këtë drejtim ka premtuar lehtësi për sipërmarrësit që krijojnë vende pune.
“Por këto vende pune krijohen duke krijuar klimën më të mirë për ata që i krijojnë, sektori privat i sipërmarrjes, që deri më sot nuk ka ndjerë bashkëpunim nga bashkia”, theksoi Basha.
Basha: Së shpejti agjencia për konsumatorin
Më tej kryetari i bashkisë njoftoi themelimin në ditët e ardhshme të agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve, e cila sipas tij do të lehtësojë jetën e këtyre të fundit dhe do të vërë nën kontroll spekulimet e tregtarëve me cmimet.
“Do të ngrihet agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, që do të ofrojë një transparencë të rregullave të tregut. Themelimi i kësaj agjencie në ditët e ardhshme do të bëjë të mundur që konsumatorit t’i shërbehet në forma të ndryshme. Bashkia nuk do mbyllë sytë ndaj rritjes së cmimeve”, shtoi Basha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Reforma, LSI: Proporcional me korrektim kombëtar
Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Përse dështuam me statusin?
12 prioritetet të cilat duhet të plotësonte Shqipëria ndahen në tre grupe. Ato politike që janë 5, për forcimin e shtetit ligjor, ku theksohet reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundra korrupsionit dhe funksionimi i administratës publike, në mënyrë të depolitizuar të përmbledhura në 4 rekomandime. Tre rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian paraqiti raportin per Shqiperine ne Komisionin Europian, ne te cilin theksohet se me gjithe perparimet, Shqiperia nuk i permbushi kritert e parashikuara, duke vene theksin tek kriza politike.
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Komisioni Europian konkludon se megjithe progresin e bere, kushtet per te hapur bisedimet e anetaresimit me Shqiperine, nuk jane plotesuar ende.
Gaxhinj e arixhinj
Artan Lame - Ne të letrave, shkruajmë e shkruajmë dhe ndonjëherë harrojmë se nuk duhet vetëm të flasim, por edhe të dëgjojmë.
Lajmet kryesore
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...
Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: I hapur për dialog
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet