E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangkok banoret ne gare me permbytjet


Skuadrat e shpëtimit dhe punëtorë të shumtë në Tajlandë janë vënë në garë me kohën për të vendosur muret kundër ujit, me qëllim parandalimin e përmbytjes së kryeqytetit Bangkok.

Më tej në veri të vendit, fusha të tëra janë përmbytur nga uji. Në provincën Ajuthaja, një nga më të dëmtuarat, njerëzit janë larguar dhe janë vendosur në cadra evakuimi.

Të paktën 270 persona nga e gjithë Tajlanda kanë humbur jetën nga përmbytjet që nisën në muajin korrik.

Stina me shira të dendura ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në 58 nga 77 provincat e Tajlandës, në vecanti në veri, veri-lindje dhe në pjesën qendrore të vendit.

Shirat e stinës, tajfunet dhe stuhitë kanë vrarë qindra persona në katër muajt e fundit në jug dhe jug-lindje të Azisë, kryesisht në Kinë, Japoni, si dhe Hong Kong e Filipine.

Punëtorët tajlandezë po nxitojnë për të mbushur thasët me rërë, për të ngritur kështu muret mbrojtëse për Bangkokun, nga uji që pritet të vijë nga veriu.

Skuadrat e shpëtimit ngritën me shpejtësi një mur në Pathum Thani, në veri të kryeqytetit, ku rryma të forta ujore bënë që lumi të dilte nga shtrati dhe të përmbytte shtëpitë.

Rreth 2 mijë persona janë larguar dhe janë vendosur në një qendër evakuimi në Pathum Thani, shumica e të cilëve nga provinca fqinje Ajuthaja.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...

Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: I hapur për dialog
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›