E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovakia kalon paketën e shpëtimit, zemërimi mbetet

Share

Parlamenti sllovak ka miratuar planin për zgjerimin e fondit për shpëtimin e eurozonës, dy ditë pasi deputetët e kishin rrëzuar atë. Vota erdhi pasi qeveria dhe opozita ranë dakord për zgjedhje të parakohshme vitin që vjen.

Vendimi do të thotë se tani të gjithë shtetet e eurozonës kanë aprovuar planin për të luftuar krizën  borxheve.

Megjithatë shumë sllovakë thonë se vendi i tyre, i dyti më i varfër në eurozonë, nuk duhet të paguajë për të shpëtuar vende të tilla si Greqia. Ata thonë se paratë e tyre do të shkojnë për vende më të pasura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›