Tallja e Bashës, heq tarifën e eksportit ndërkombëtar të leshit, thotë hoqa taksat
Siç raportuam edhe dje, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të heqë disa tarifa, që nuk janë aspak taksa. Por në gjithë mediat është paraqitur si një triumf i madh. Për çdo njeri që kupton sadopak se çfarë është tarifa dhe cila është taksa. Në të vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë e dinë se ka dy taksa që paguhen, njëra për pastrimin dhe tjetra për tabelat. Kjo e fundit është rritur deri në katër herë dhe do jenë mijëra biznese në Tiranë që do e vuajnë mbi shpinë. Por kjo media qorre nuk e ka për problem të mos sqarojë një gjë thelbësore për qytetarët. Sa për të shpjeguar disa nga 60 tarifat që ka hequr Basha, mjafton të themi se ka shfuqizuar tarifën për eksportin ndërkombëtar të leshit, do ketë vizita falas në Kopshtin Zoologjik, nuk do ketë tarifa për të luajtur tenis dhe gjithkush mund të mbjellë pemë pa lek.