E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia nderron qendrim per fondin e Eurozones


Të vendosur përballë presionit të madh politik nga ana e Bashkimit Europian, partitë politike në Sllovaki ranë dakord që të miratojnë projektin e buxhetit të përbashkët të shpëtimit ekonomik të vendeve të rrezikuara brenda Eurozonës.

Projekti, i cili kërkon një votë unanime nga ana e shteteve pjesëmarrëse, u rrëzua më herët gjatë ditës gjatë një seance parlamentare. Ai pritet të kalojë në seancën e ardhshme të parlamentit, në ditët në vazhdim.

Një prej partive kryesore politike në koalicion abstenoi në paraqitjen e projektligjit, duke thënë se votuesit e saj nuk dëshirojnë të pagujanë për borxhet e vendeve shumë më të pasura se Sllovakia, si Greqia apo Italia.

Megjithatë, Kriza FinanciareBarroso prezanton planin anti-krizë Spanjë, goditje për bankat kryesoreSHBA, republikanët bllokojnë planin Obama Kryeministria Radikova duket se ka arritur të bindë partnerin e saj në qeveri, në këmbim të një premtimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Fondi i përbashkët europian i shpëtimit do të ketë vlerën e 440 miliardë eurove dhe do të menaxhohet nga një agjensi që duhet ende të krijohet, e specializuar në parandalimin e krizave ekonomike si ajo greke në vendet anëtare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›