Galliani pa fjale nga rebelimi i Ibra-Cassano

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka mbetur pa fjalë nga deklaratat publike të dyshes sulmuese Ibrahimovic-Cassano, të cilët janë shprehur së fundmi “të lodhur” nga futbolli.
”Nuk jam i shqetësuar, por në të njëjtën kohë nuk jam as psikolog. Nuk kam fjalë për të komentuar, vetëm ju them ato që edhe lojtarët e thonë, që përkushtimi i tyre ndaj Milanit nuk vendoset në asnjë rrethanë në dyshim”, shprehet Galliani.
Javën e shkuar, Ibra ishte i pari që tronditi kuqezinjtë, duke thënë se nuk ka ndërmend të vazhdojë edhe për shumë kohë dhe se futbolli nuk e argëton më si dikur. Të martën, pas fitores së kombëtares italiane ndaj Irlandës së Veriut, Cassano deklaroi nga ana e tij se këto janë 3 vitet e tij të fundit në futboll.
”Kam folur me futbollistët dhe gjithçka duket se shkon mirë. Kam biseduar vazhdimisht me Ibrahimovic. Me pamundësinë për të luajtur në ndeshjen e fundit me Holandën për arsye kartonash, ai dëshironte të rikthehej sa më shpejt tek Milani. Folëm me Federatën Suedeze dhe nxorrëm një leje për ta sjellë në skuadër që diyën e hënë”.
Pavarësisht një nisje të dobët, Galliani nuk dëshiron të flasë as për krizë dhe as për probleme të brendshme. “E dinim që në javët e para do të kishim disa probleme, për shkak se përqendruam përgatitjet tona për Superkupën, por askush nuk mund të priste një numër kaq të madh dëmtimesh”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Siti hap procedim disiplinor ndaj Tevezit
Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, përballet me mundësinë e procedimit disiplinor, për shkak të refuzimit të tij për të luajtur në një ndeshje të Champions League ndaj Bajernit të Mynihut. Euro 2012, variantet për grupet
Shorti për grupet e Europianit do të hidhet në datën 2 dhjetor, por ndërkohë dihet me saktësi se si do të shpërndahen skuadrat në të paktën dy vazot e para. Barça, gati katër blerje për në verë
Barcelona është kampione e Europës në fuqi dhe konsiderohet gjerëishst si skuadra më e fortë në botë, por katalanasit nuk janë të kënaqur me kaq dhe janë duke planifikuar katër përforcime të tjera për verën e ardhshme. Stankovic: Nuk luaj më për Serbinë
Dejan Stankovic i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Serbisë pas 102 ndeshjesh të luajtura me përfaqësuesen e vendit të tij, duke barazuar edhe rekordin e Savo Milosevic. Messi vlerësohet nga tifozët spanjollë
Lionel Messi është futbollisti më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit.
Lajmet kryesore
Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?