Siti hap procedim disiplinor ndaj Tevezit

Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, përballet me mundësinë e procedimit disiplinor, për shkak të refuzimit të tij për të luajtur në një ndeshje të Champions League ndaj Bajernit të Mynihut.
27-vjeçari nuk pranoi të hynte në fushën e lojës për vetëm disa minuta, ndërsa skuadra e tij po humbte me rezultatin 2-0, në takimin e zhvilluar në “Allianz Arena” në shtator.
Në një komunikatë të publikuar nga klubi gjatë pasdites, lajmërohej se: “Tevez duhet të përballet me një çështje, rreth shkeljes së disa pikave të kontratës së tij. Do të ketë një komision disiplinor dhe shumë shpejt ai do të merret në pyetje”.
Pas humbjes së pësuar në Mynih, trajneri i Sitit, Mançini, deklaroi: “Ai refuzoi që të futej në fushën e lojës dhe nëse do të varej vetëm nga unë, që nesër do të bënte valixhet e do të ikte nga kjo skuadër. Sidoqoftë, ai s’ka më punë me mua. Nëse duam të përmirësojmë skuadrën, Carlos nuk bën më pjesë e planeve tona”.
Megjithatë, Tevez pretendon se debati i klubit me të është keqinterpretuar dhe se në të vërtetë, ai nuk pranoi të bente nxemje dhe jo të futej në fushën e lojës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Euro 2012, variantet për grupet
Shorti për grupet e Europianit do të hidhet në datën 2 dhjetor, por ndërkohë dihet me saktësi se si do të shpërndahen skuadrat në të paktën dy vazot e para. Barça, gati katër blerje për në verë
Barcelona është kampione e Europës në fuqi dhe konsiderohet gjerëishst si skuadra më e fortë në botë, por katalanasit nuk janë të kënaqur me kaq dhe janë duke planifikuar katër përforcime të tjera për verën e ardhshme. Galliani, pa fjalë nga “rebelimi” i Ibra-Cassano
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka mbetur pa fjalë nga deklaratat publike të dyshes sulmuese Ibrahimovic-Cassano, të cilët janë shprehur së fundmi “të lodhur” nga futbolli. Stankovic: Nuk luaj më për Serbinë
Dejan Stankovic i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Serbisë pas 102 ndeshjesh të luajtura me përfaqësuesen e vendit të tij, duke barazuar edhe rekordin e Savo Milosevic. Messi vlerësohet nga tifozët spanjollë
Lionel Messi është futbollisti më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit.
Lajmet kryesore
Shkodër e Bulqizë, atentate me tritol
Një i plagosur rëndë; heton policia
Shqipëria ngel sërish në klasë
Ndryshojnë rregullat për administratën
Bashkia e Shkodrës “grabit” komunat
Përse dështuam me statusin?