E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia refuzon ndihmën për Greqinë

Sllovakia është vendi i parë deri tani në Eurozonë që nuk do të marrë pjesë në ndihmat e përbashkëta financiare për Greqinë e kërcënuar nga falimenti shtetëror. Këtë e vendosi parlamenti sllovak në Bratislavë me shumicë të madhe.
Komisionari i BE-së për politikën monetare Oli Rehn, e kritikoi vendimin si shkelje të solidaritetit në grupin e euros. Vendimi për kreditë emergjente për Greqinë është marrë për të ruajtura stabilitetin financiar të të gjithë eurozonës, përfshirë edhe atë të Sllovakisë.
Sjellja e Sllovakisë nuk i rrezikon megjithatë ndihmat financiare për Greqinë, tha Rehn.
Në të njëjtën kohë parlamenti në Bratislavë miratoi pjesëmarrjen e vendit në fondin e shpëtimit për euron, i cili parimisht duhet t'u vijë në ndihmë të gjitha vendeve të eurozonës që kanë probleme me deficitet e buxheteve publike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›