E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni, nis sot konferenca e Brdos, merr pjesë edhe Nishani

Në Bërdo të Sllovenisë nis sot konferenca e presidentëve të Balkanit Perëndimor në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili do qëndroj për vizitë zyrtare në Sloveni.

Në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Serbisë, Tomisllav NIkoliç, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe presidenti i Bosnje Hercegovinës, Zheljko Kmishiç.

Përveç presidentëve, në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse si dhe kryediplomati francez, Loran Fabius.

Procesi i Brdo-s është një inicitiavë e dy ish-kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviç dhe Borut Pahor që daton në vitin 2010 dhe ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, në kuadër të fqinjësisë së mirë, stabilitetit si dhe proceseve integruese në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Risia e këtij takimi është përfshirja më direkte e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe synimi për të lobuar në mbështetje të anëtarësimit të vendeve te Rajonit në Bashkimin Evropian bazuar në meritën e gjithsecilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›