E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, grabitësit dhunojnë 2 vëllezër të moshuar

Dhunohen dhe më pas grabiten 2 vëllezër të moshuar në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrëz e Madhe të komunës Luftinjë ku persona të maskuar kanë hyrë në banesën e dy vëllezërve Sali dhe Idajet Hoxha 82 dhe 80 vjeç dhe pasi i kanë dhunuar i kanë grabitur.

Mësohet se dy vëllezërit e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›