Ankimimi i LSI-së për Kukësin, 2 ekspertët e Kolegjit japin sot konkluzionet
Kolegji Zgjedhor do mblidhet sërish sot ku pritet të jepet një vendim për provat e paraqitura nga LSI për Kukësin.
Dy ditë më parë Kolegji pranoi provë materiale filmike dhe vendosi që akti i ekspertimit të bëhet nga dy ekspertë të caktuar nga 2 forcat politike të interesuara, LSI dhe PD.
LSI caktoi Ardian Pollon ndërsa Partia Demokratike Zamir Hoxha. Pas betimit, dy ekspertët morën udhëzimit e Kolegjit mbi detyrën e tyre dhe ju këkrua që deri më 25 korrik në orën 09:00, të dorëzojnë pranë Kolegjit aktin e ekspertimit të pamjeve filmike.
Sipas përfaqësuesve të LSI, Ilirjan Muho dhe Spartak Braho, në 15 Qendra Votimi në rrethin e Tropojës ka mospërputhshmëri të rezultatit final, të tabelës përmbledhëse të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pamjeve filmike.
Po sipas përfaqësuesve të LSI-së, bëhet fjalë për një total prej 155 votash, të cilat – sipas tyre – janë manipuluar, duke shkuar në favor të koalicionit të djathtë.