Slloveni, referendum për kufirin me Kroacinë

Sllovenia mban sot referendumin kombëtar përsa i përket zgjidhjes së cështjes së debatuar të kufirit me Kroacinë. Marrëveshja e miratuar nga parlamenti vitin e kaluar merr sot verdiktin e popullit. Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të lehtë të atyre që janë në favor, pavarësisht se parashikimet nuk mund të jenë të sakta pasi mbetet i lartë numri i të pavendosurve.
Një rezultat negativ pritet të detyrojë qeverinë e majtë të kryeministrit Borut Pahor të hedhë poshtë marrveshjen e arritur një vit më parë dhe një fitore morale për opozitën që shprehet se marrëveshja është në dëm të Sllovenisë. Marrëveshja, që u arrit vitin e kaluar ndërmjet kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit slloven Borut Pahor, parashikon ngritjen e një organizmi të përbërë nga pesë "arbitra" ndërkombëtarë që duhet të shënjojnë vijën kufitare në mënyrë që Lubjanës t'i garantohet aksesi në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Piranit.
Interesi kombëtar slloven është i qartë te ketë akses të drejtpërdrejtë në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Triestes, por opozita dhe qeveria e qendrës së majtë janë skeptike nëse kjo marrëveshje me Kroacinë mund të funksionojë. Marrëveshja mori paraprakisht po-në e parlamentit duke i hapur rrugën dhe përfundimit të procesit të aderimit të Kroacisë në Bashkimin Europian brenda 2012-s.
Delina Bitraku