E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha akuza Ramës: Po deformon realitetin në vend

Kryeministri Sali Berisha shprehet se situata ekonomike ne vend eshte pozitive ndersa kritikoi qëndrimet e kreut te Partise Socialiste Edi Rama i cili sipas tij deformon gjendjen ne vend. shefi i qeverise premtoi serish rritje te rrogave dhe pensioneve per buxhetoret shqiptare dhe sipas Berishes e gjithe kjo eshte fale politikave ekonomike frytedhenese te ndjekuar nga qeveria e tij. Keto deklarata kryeministri i beri gjate inaugurimit te rruges qe lidh Patokun me qytetin e Lacit ku premtoi shtrimin e te gjitha segemteve qe te cojne ne bregdet...

"Vellezer dhe motra, ju degjoni cdo dite kreun e opozites qe nga mengjesi deri ne darke flet vetem per krize. Le ta pyesim pak bashke, zoti Rama korridori i kombit qe u inaugurua ne vitin 2009, ne mesin e krizes boterore, u ndertua nga kriza apo nga parate e shqiptareve ne nje ekonomi e cila eshte me solidet ne rajon. Zoti Rama, ne krize po ndertohen keto qindra e mijera kilometra ne mbare Shqiperine, apo me te ardhurat e nje ekonomie solide dhe entuziaste qe zhvillohet cdo dite e me shume", u shpreh kryeministri Berisha.

Ndryshe nga inaugurimet e tjera shefi i mazhorances shmangu komentet per situaten politike ne vend, ndersa ka përfunduar afati i caktuar gjate darkes se Strasburgut per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Java e ardhshme pritet te sjelle nje tjeter takim mes Berishes dhe Rames me shpresen kete here per te arritur nje marreveshje te qëndrueshme mes 2 forcave politike.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›