E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, starton gara e "Rally Albania"

Startoi kete te diele ne tirane, gara e makinave Rally Albania 2010, aktiviteti i dyte me i madh i kësaj natyre qe zhvillohet ne rajonin e ballkanit. Ky aktivitet i cili po krijon dalengadale edhe historine e vet ne Shqiperi, mblodhi garues nga 12 shtete te ndryshme te europes dhe te cilet do te pershkojne itineraret e përcaktuara per vendin tone. Ne nisje te gares, pjesmarresit i pershendeti edhe kryeministri Sali berisha i cili vlerësoi guximin e garueve te ketyre mjeteve te veçanta...

“Erdha për t'ju përshëndetur në këtë ngjarje të madhe për Tiranën dhe Shqipërinë. Një grup njerëzish që vijnë nga e gjithë bota do të garojnë, në fakt më mirë të themi, do të luftojnë në territoret e këtij vendi, ku vetëm pak njerëz ngasin në këtë mënyrë, pasi nuk kanë aftësitë, guximin dhe angazhimin tuaj të forte për të zbuluar zonat më të largëta, por mbi të gjitha për të zbuluar bukuritë e këtij vendi. Prandaj erdha për t’ju përshëndetur më përzemërsisht dhe për t’ju uruar një turne madhështor në udhëtimin tuaj ekzaltues. Atëhere Zonja dhe Zotërinj: Ndizni motorrët!”, u shpreh Sali Berisha, kryeminister.

"Rally Albania" do të përshkojë rrugët në 60 për qind të territorit të Shqipërisë dhe ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë.

Bledian Koka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›