Sloganet e zgjedhjeve 2013
Nëse shohim sloganet që partitë kryesore kanë zgjedhur, të bie në sy se lajtmotivi i tyre është shumë i larmishëm, por qëllimi i njëjtë. Ka shpenzime pa fre dhe blerje të votave dhe dinjitetit me shpenzime kolosale ku bien në sy LSI, PR, PD, PBDIU. Dallon vazhdimi i ritmit të “ndryshimit dhe ecjes përpara me të njëjtin ritëm madhështor” prej PD-së. Simboli i saj jashtë mode i dy gishtave në formë ‘V’-je që merr kuptim nga shkronja nistore “V” e fjalës anglisht ‘victory’-fitore dhe mori udhë nga triumfi i Çurçillit mbi Hitlerin gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe që mund të kishte pak kuptim gjatë viteve të para pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe fitores së demokracisë dhe pluralizmit të tregut perëndimor mbi sistemin totalitarist e komunist lindor, duket si një relike e simbolikës para 23 vjetëve. Me anë të kësaj simbolike duket se z.Berisha kërkon të mbajë monopolin e ndryshimeve që sollën studentët dhe antikomunistët e vërtetë, të cilëve ai iu rrëmbeu gjoja qëllimet pasi leu këmbën me miell si ujku i përrallës, duke i braktisur dhe eliminuar ata nga rruga e pushtetit të tij absolut në bashkëpunim vetëm me disa rrathë bashkëpunëtorësh ndër vite, derisa ngeli si çdo diktator vetëm me rrethin familjar dhe 3-4 persona të tjerë me të cilët ndan konfidencialitetin e thellë të sundimit ekonomik e politik në këta 8 vjet. Dihet se pas 23 qershorit, këtë plak që po e kryen fushatën me antiplumb dhe pampersa, e pret një pension i pakthyeshëm.
2- Nga ana tjetër e opozitës kryesore zyrtare bie në sy slogani narcist i ‘Rilindjes’ së ekipit diletant të E.Ramës. Edhe kur ka pasur rilindje të mëdha shpirtërore apo edhe ndonjë luftë për të fituar lirinë, asnjëherë nuk është quajtur Rilindje dhe ideologët e saj nuk kanë guxuar ta quajnë veten rilindas. Këto etiketime kanë ndodhur nga një apo dy breza më mbrapa. Rilindasit janë njerëz të lavdishëm, por ata hyjnë në shtëpinë e lavdisë vetëm pas vdekjes. Kur duan të hyjnë sa janë gjallë, të vdekurit i dëbojnë të gjallët nga shtëpia e lavdisë. Kështu thotë Shopenhaueri. Duket se Rama dhe grupi i tij mbështetës plutokrat ndërkombëtar i Xh.Sorrosit ia kanë venë syrin për investime strategjike bregdetit aq të lakmuar shqiptar, për të shmangur një grup tjetër konkurrent nga Gjermania- Beneluxi, të cilin Berisha nuk e përkrahu në ambiciet e tij për të investuar në turizmin detar strategjik për shkaqe korruptive. Nëse dhe turizmi, ashtu si edhe nafta e kromi shqiptar, do të bjerë në duar të investitorëve të cilëve iu detyrohet mbështetja dhe sundimi i brendshëm politik, herë i PD dhe herë i PS, atëherë e ardhmja e shqiptarëve do të jetë shumë më e mugullt sesa do të ishte nëse pasuritë e mëdha të natyrës që Zoti iu ka falur shqiptarëve do të trajtoheshin me më shumë seriozitet e skrupulozitet nga qeveritë e ndryshme shqiptare. Duket se prioritetin e turizmit dhe, si rrjedhim i kësaj edhe i bujqësisë, PS dhe PD i kopjuan e adaptuan pas programit të FRD, e cila qysh në fillim e shpalli një synim të tillë.
3- Po kështu bien në sy dy slogane të LSI: ‘Të ecim më shpejt’, dhe ‘Ne jemi punësimi’. Ndërsa nga slogani i parë LSI hoqi dorë për shkak se bëhej sempliste me qeverinë e këtyre 4 vjetëve dhe kjo ngjante me sloganin ‘Ne jemi ndryshimi, përpara’ çka do t’ia vështirësonte shumë qëllimin e këtyre 3-4 muajve si një parti e vijës së parë opozitare, pas kalimit nga një parti e rëndësishme qeveritare dhe bombol ozone e Berishës për të qeverisur me shumë afera të përbashkëta antipopullore. Në këtë katërvjeçar vendi u shqua për shumë afera të tilla dhe ngjarje të rënda për jetën e një shoqërie normale demokratike e qe jeton në liri: u evidentua një video me zë dhe figurë, ku eksponenti kryesor i LSI, z.Meta kërkonte nga ministri i vet të bashkëpunonte me të në korrupsion. Pas kësaj PS inicioi një protestë të dhunshme ku u vranë fare pa shkak 4 protestues. Gjykatat shqiptare të cilat i gjykuan këto dy çështje nuk gjetën fajtorë, për shkak se në Shqipëri 4 pushtetet nuk janë të pavarura. Ato sundohen nga grupi i vogël i sundimtarit të radhës të mazhorancës, z.Berisha. Pas ndryshimeve kushtetuese të kryera në bashkëpunim midis dy liderëve kryesorë Berisha e Rama, u godit edhe ajo pak pavarësi institucionale që sanksiononte Kushtetuta e vitit ’98. Shqipëria u kthye, nga një Republikë Parlamentare në një Republikë Qeveritare. Dobësimi i mënyrës së zgjedhjes së Presidentit e kthyen këtë të fundit, cilido qoftë ai, në një marionetë të njeriut-shtet, kreut të mazhorancës. Duket se këtë pozicion kaq të lakmuar që të çon te poltrona e kryeministrit, po e mëtojnë dy shemrat e aleancës së majtë, Rama e Meta, dhe kjo aspiratë e papërkulshme e synimeve të tyre do të jetë një mollë sherri në vitet e ardhshme. Gjithsesi ka shumë gjasa të ndodhin ngjarje të tjera që do të ndikojnë në dobësimin e këtyre të dyve dhe do të ketë faktorë të tjerë parlamentarë ekuilibrues dhe të maturuar. Nga ana tjetër, LSI përpiqet të paraqitet te shqiptarët si një gjeneratore e punësimit dhe këtë opinion ajo e krijoi duke mbajtur një peshë më të madhe punësimi nga favoret e qeverisjes, pavarësisht se LSI kishte vetëm 3-4 deputetë në mazhorancën prej 74-76 deputetësh (duke llogaritur edhe PBDIU). Me kaq pak anëtarë në Kuvend, LSI pati 3-4 ministri të rëndësishme ose 25% të pushtetit qendror, pushtet me të cilin dihet se abuzoi edhe më shumë se PD. Gjithashtu, paraqitja publike e Metës me disa miqtë e tij aksionerë në industrinë fason, synon t’u tregojë shqiptarëve se LSI është një parti e aftë të punësojë shqiptarët, si në administratën publike (ku shpeshherë punësonte edhe 2 apo 3 persona për një vend të organikës në institucionet në varësi të LSI), ashtu edhe në një biznes privat real të cilin LSI me llambën e Aladinit mund ta rrisë e forcojë financiarisht kur dihet se Fullani nuk krijon dot monedhë për të rritur ekonominë, monedhë e cila duhet vetëm të merret borxh nga valuta. Kështu, LSI premton edhe rritjen e kreditimit të sektorit privat, a thua se kjo parti është pronare e bankave të nivelit të dytë që mund ta luajnë një rol të tillë. Me këtë slogan LSI synon të hedhë në grep shtresën më të pashpresë të të papunëve në fshat e qytet, si dhe shtresat shoqërore apo etnokulturore të izoluara e të prapambetura, si romët, egjiptianët etj., duke përdorur me agresivitet edhe korruptimin financiar, gjë për të cilën ata edhe mund të ndiqen nga prokuroria dhe SHIK. Dihet se me lidershipin e saj që rrezaton vetëm pragmatizëm dhe aspak semantikë me një nivel të lartë programor qeverisës, LSI është e paaftë të përthithë shtresat e larta të inteligjencës shqiptare, e cila ka një vizion të përgjithshëm kombëtar dhe joegoist.
4- Ndërsa të merr e qeshura dhe e qara kur sheh sloganin e PR-së, e cila gjithnjë është shquar për slogane të cekëta e demagogjike. Pas ‘uzurpimit’ që PR iu kishte bërë zgjidhjes së çështjes së pronës deri në vitin 2009 si dhe vlerave tokësore ‘të kombit dhe familjes’, vlera të cilat ajo s’ia lejonte asnjë partie tjetër t’ia rrëmbente, tani PR është ngjitur edhe në qiell dhe ka rrëmbyer edhe Zotin dhe e ka bërë pronë të sajën. Fatmir Mediu, i cili nuk di dhe nuk ka shkelur asnjëherë në jetën e tij në ndonjë xhami ose kishë, me përjashtim te “Mëngjesi i Lutjeve”, ku ftohej nga grupi i D.Ramsfeldit (jo se ata mendonin se ai besonte në Zot, por për shkak se iu duhej si ministër i Mbrojtjes dhe se e dinin që ai është i aftë për çdo lloj shërbimi egoist). Dihet se PR është kompromentuar rëndë këta 8 vjet nga “Gërdeci”, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve, nga shfrytëzimi bastard i pasurive natyrore të këtyre shtretërve të krijuara me bujari nga mëma natyrë për miliona vjet, shkatërrimi i pafre i pyjeve dhe kalimi i ligjit të mafies ndërkombëtare të plehrave për ta kthyer një pjesë të territorit shqiptar në një varrezë të rrezikshme të mbetjeve toksike e radioaktive. Gjëra të cilat nuk do të guxonte t’i kryente asnjë personalitet i kohës së Zogut, të cilët ishin patriotë dhe shkrinë pasurinë personale për të krijuar Shqipërinë, në ndryshim nga takëmi i ministrave të sotëm që bënë të kundërtën në këta 23 vjet.
5- Slogani i PDIU anon nga nacionalizmi. Megjithëse në këtë parti bëjnë pjesë disa intelektualë të formuar, në sloganet dhe deklarimet e kësaj partie relativisht të re që synon të kthehet në një parti mbarëkombëtare me idetë e bashkimit kombëtar, duket se ka një kontradiktë: ndërsa ata nga njëra anë deklarohen se duan të realizojnë vetëm kthimin e çamëve në tokat e tyre stërgjyshore, në veriperëndim të Greqisë së sotme politike, me politika paqësore e mirëkuptim me qeveritë greke - qëllim i drejtë, i cili ka qenë edhe bërthama ideore e krijimit të kësaj partie - mungesa e zotërimit të një sharmi për pjesën tjetër të popullsisë, i shtyn në mënyrë kontradiktore me qëllimin fillestar drejt ideve nacionaliste të bashkimit kombëtar. Natyrisht të dyja këto qëllime të drejta nuk mund të realizohen pa një luftë në Ballkan, ashtu siç ka ndodhur historikisht me krijimin e çdo kombi në botë, madje edhe të Republikës së Kosovës. Pra duket qartë se sloganet e deklarimet e çamëve për zgjidhje paqësore të çështjes çame dhe pas kësaj, bashkimit të Çamërisë me gjithë tokat e shqiptarëve në Ballkan, pajtohen si uji me zjarrin. Ndërsa kjo parti, nga njëra anë, deklaron se çështja e tyre do të zgjidhet me anën e degës së ullirit, nga ana tjetër, harta e Shqipërisë së Madhe dhe politikat antigreke e vendosin PDIU gjithnjë e më larg zgjidhjes së urtë e paqësore, pa ambicie territoriale ndaj Greqisë, ashtu siç ata deklarohen. Pra nevoja për vota në të gjithë territorin e republikës dhe mungesa e vizioneve të qarta të lidershipit të saj, e kanë lënë këtë parti të hallakatur e të papërqendruar me objektiva të qarta e të sinkronizuara. Gjithsesi, dobësimi i kuqezinjve dhe tërheqja e PD nga politikat nacionaliste duket se i kanë lënë hapësira boshe kësaj partie, e cila gabimisht e trajton çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi pas luftërave ballkanike dhe të tokave të tyre edhe mbi Thesproti nga Janina deri në Kostur, si çështje vetëm të çamëve që shtrihen në Greqi nga Konispoli e deri në Ambraki.
6- Ndër të gjitha këto parti, duket se ndryshon FRD, e cila ka një slogan koherent, të vetëm qysh nga krijimi i saj, “Stop tranzicionit: Për shtetin dhe qytetarin”. Kjo parti e krijuar nga disa politikanë dhe intelektualë të përgjegjshëm për gjendjen e rëndë dhe devijimin e vendit nga destinacioni i integrimit europian dhe destinacioni i arritjeve institucionale dhe ekonomike të programuara nga shoqëria jonë në vitet ’90, qysh në fillim kërkoi të ishte avokatja e interesave popullore dhe avokatja kundër sistemit të deformuar politik. Për shkak të devijimit nga destinacioni i dy parullave: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Liri Demokraci”, sot në Shqipëri nuk ekzistojnë ‘de facto’ 4 pushtetet e pavarura: legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori dhe mediat. Nuk ekziston as demokracia, për shkak të sistemit zgjedhor dhe manipulimeve nga komisionet politike të numërimit. Në fakt sot të gjitha pushtetet, për shkak të ëndrrave dhe pangopësisë së E.Ramës me mendimin e rokadës pas Gërdecit, zotërohen nga kreu i mazhorancës blu, deri më 23 qershor. Shqipëria këta katër vjet ka bërë mbrapa. Kur institucionalisht të çlirohet Kuvendi nga arbitrariteti i Kryeministrit, Presidenti nga thonjtë e tij, gjykatat nga miqtë e tij deri 7 vjet pas largimit nga pushteti, media nga favoret dhe kërcënimet me kulaçin e kërbaçin e Kryeministrit dhe, ekonomikisht, kur të arkëtohet në buxhet të paktën 40% e PBB-së dhe të eliminohet ekonomia gri, atëherë Shqipëria del nga tranzicioni. 23 vjet kanë qenë boll për t’u realizuar të gjitha këto arritje normale në demokraci, por shteti ynë duket se ka bërë hapa mbrapa. Me siglën e saj, FRD është në harmoni me qëllimin për të cilin u krijua, si një avokate e shumicës së shoqërisë dhe si një garante për emancipimin e shtetit dhe pranimin e Shqipërisë në strukturat e BE. Kjo parti beson te mbështetja e shqiptarëve për të bërë rotacion me të keqen pas 23 qershorit, me qëllim për një të ardhme më të mirë në vitet që do të vijnë.