22-vjetori i PS, Rama e Meta bashkë, mungon Fatos Nano
Partia Socialiste mbush nesër, 22 vjet nga themelimi i saj. Përgatitjet për festimin e përvjetorit të PS-së kanë filluar prej ditësh, por gjithçka mbahet sekret, deri ditën e mërkurë. Burimet nga PS thanë dje, se ka pasur disa ide për vendin e organizimit të festës. Një mendim ka qenë që festa të organizohej tek Amfiteatri pranë Liqenit Artificial, por është menduar më pas që këtë herë, edhe pse 22-vjetori koinçidon me zgjedhjet parlamentare, duhet të fiksohej një vend më serioz.
Kështu, një mendim i fundit, sipas të njëjtave burime, është organizimi i ceremonisë në Pallatin e Kongreseve. Ajo që konfirmohet plotësisht është se në këtë përvjetor do të jenë të ftuar të gjithë aleatët e PS-së në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Madje, ky do të jetë viti i parë që prej vitit 2007, kur PS-ja dhe LSI-ja u ndanë, që Edi Rama dhe Ilir Meta do të festojnë së bashku themelimin e PS-së. Ftesa do t’iu bëhen të gjithë ish-drejtuesve socialistë, por ashtu si në çdo vit nuk pritet të kemi të pranishëm ish-kryetarin që e drejtoi për gati 15 vite, Fatos Nano.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)