Slogani i PS Ne jemi rruga e vetme
Partia Socialiste ben pergatitjet e fundit perpara hyrjes ne fushaten zgjedhore per zgjedhjet lokale te 8 majit. Pas perzgjedhjes se kandidaturave ne mbledhjen e fundit te kryesise se saj kreu socialist Edi Rama ka zhvilluar dje nje takim me te perzgjedhurit si garues te opozites me te cilet ka ndare problemet qe lidhen me fushaten. eshtjet organizative mobilizimi i njerezve ruajtja e votes si dhe prezantimi i projekteve ka qene sipas informacioneve jozyrtare teme qendrore e takimit te djeshem. Ne jemi rruga e vetme - me kete devize pritet qe kandidatet socialiste te perballen me ata te koalicionit ne pushtet qe kane adoptuar moton Ti je i pari. Ne kete perballje qe ka fituar permasa politike PS-ja ballafaqohet pervec nje pushteti qendror qe kerkon te ruaje inercine e fitores elektorale te 2009-s edhe me koston e qeverisjes administrative nga njerez qe i perkasin asaj. Keshtu sikurse eshte bere e njohur ne qendrat kryesore urbane ne vend opozita ridel ne gare me ata te zgjedhur qe kane ne shumice dy mandate rresht cka e ben sfiden te veshtire. Nje element i tille por me specifike ndryshe perseritet ne Tirane me Edi Ramen i cili ne mbledhjen e djeshme me kandidatet socialiste ka qene me statusin e te parit mes te barabarteve. Rikonfirmimi dhe taktika elektorale puna me njerezit dhe mirepasqyrimi i projekteve konkrete ka qene direktiva e Edi Rames qe hyn keshtu njekohesisht ne gare elektorale edhe per veten e vet. Po keshtu Rama ka kerkuar uljen e toneve zbehjen e pakenaqesive brenda strukturave te PS-se neper rrethe si dhe ngritjen e grupeve koordinuese mes shtabeve elektorale. Nisur nga perqendrimi ne mase i pushtetit lokal ne zonat kryesore te vendit ne duart e socialisteve dhe nga gjitheprania e pushtetit qendror qe ka prirjen e ekspansionit te plote mund te thuhet se ballafaqimi ne 8 maj ne kete kontekst eshte nje perballe e dy pushteteve qe jane ndare respektivisht mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Por pertej problemit konkret te zgjedhjeve qe ka te beje me nevojen e maksimalizimit te rezultatit PS-ja po mban ne vemendje edhe ceshtjet e brendshme qe lidhen me percarjet qe mund te lindin si pasoje e pakenaqesise nga moskonfirmimi i te gjitha kandidaturave. Per te frenuar apo kufizuar rrjedhjet e mundshme ekipi drejtues i PS-se ka zhvilluar nje pune paraprake shoqeruar me oferta konkrete ne funksion te shmangies se diversioneve dhe tendencave negative. Keshtu po dje kreu i PS-se Edi Rama ka zhvilluar nje takim tjeter me kreret e degeve te PS-se neper rrethe se bashku me deputetet e qarqeve ne te cilen eshte trajtuar nevoja e organizimit elektoral. I gjithe procesi eshte paraprire nga sondazhe te brendshme me shperndarje sipas organizatave baze ne te cilat edhe hetimi i pjesemarrjes ne votime mund te behet me konkretisht. Ky proces shume i veshtire do te rivere ne prove skemen e re organizative te PS-se qe pas vitit 2009 e cila ndjek ate model qe la pas Fatos Nano. Strukturat e rretheve se bashku me kandidatet dhe njesite e pushtetit vendor nen ndjekje konstante te deputeteve te zonave dhe koordinatoreve te qarqeve qe jane nje funksion i ri do te vihen kesaj radhe ne prove te vertete perballe nje kundershtari qe pervecse ligjerimit politik reformon vetem koalicionin por jo skemen e organizimit. Nje element shtese qe lidhet me detyrat politike te krereve socialiste eshte edhe ajo e mbarevajtjes se procesit elektoral dinamika e te cilit do te percaktoje edhe qendrimet ndaj tij si dhe reagimin e PS-se ne teresi. Listat e zgjedhesve sipas gjasave do te mbeten nje problem i hapur pa lene menjane edhe administrimin e punes ne Komisionet e Zones se Administrimit Zgjedhor. Vete deget e PS-se transformohen ne qendra komunikimi me seline qendrore sikunder ligjerohen nga Kodi Zgjedhor si subjekte qe mund te ankimojne akte te caktuara.