Tahiri: Duam transparencë, zgjedhje të lira!

Deputeti i PS Sajmir Tahiri, në njësinë bashkiake numër 6, së bashku me banorët e kësaj njësie lëshuan sërish thirrje sot përsa i takon problemeve me listat zgjedhore. Duke sulmuar hapur kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, ai deklaroi publikisht, se tashmë ka depozituar një shkresë nënkryetares së Bashkisë numër 6, për të kërkuar një të drejtë minimale, vetëm transparencë.
“Ne jemi mbledhur për të kërkuar një të drejtë minimale. Njihuni me listat e votuesve dhe ne duhet të ndalojmë cdo manipulues me mercenarët ku Saliu dhe Luli i Saliut, kërkojnë të manipulojnë”.
Sipas tij, kjo gjendje do të vazhdojë nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruara nga opozita, të cilat janë transparenca, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.