E Diel, 1 Nëntor 2026

Smajlaj eliminohet nga Botërori i Moskës

 Izmir Smajlaj nuk arrin të kualifkohet në finalen e kërcimit së gjati për meshkuj, duke u renditur i 13-ti nga 15 atletet e baterisë së tij dhe i 24-tërti në total në garë nga 29 pjesëmarrës. 20-vjeçari, që stërvitet në Angli, e mbylli garën e tij me kërcimin prej 7 metra e 55 centimetra, që gjithsesi është rezultati i tij më I mirë në karrierë, pavarësisht se rekordi kombëtar vazhdon të qëndrojë i pathyer dhe mbahet nga Admir Bregu me 7 metra e 75 centimetra dhe reziston që prej vitit 2008.

Smajlaj, që nuk është se kishte shumë shpresa për një vend në finale, provën e tij më të mirë e realizoi që në kërcimin e parë, ndërkohë që në përpjekjen e dytë bëri faull ndërsa e dobët rezultoi dhe prova e tretë, ku Smajlaj kërceu vetëm 7 metra e 25 centimetra. Me këtë paraqitje ai u rendit i 13-ti në Baterinë numër 1 duke lënë pas vetëm, kazakun, Safronov dhe atletin nga ishujt Aruba, Quincy Brell. Me provën e Smajlaj përfundoi Botërori i Shqipërisë në Moskë, që pati si kulmin e tij kualifikimin historik të Luiza Gegës në gjysmëfinalet e garës së 1500 metra për femra..SuperSport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›