BSH: Bankat shtrëngojnë kushtet e kredive për bizneset
TIRANË- Bankat do të shtrëngojnë më tej kushtet e kreditimit për bizneset. Është ky konstatimi që ka bërë Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit për aktivitetin kreditues në vend. Sipas instituciont mbikëqyrës bankar, për 3 mujorin e parë të 2012-ës ekspertët e bankave presin që standartet e kredisë për bizneset do të vijojnë të shtrëngohen më tej, duke vazhduar kështu tendencë ne shfaqur në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas.
Parashikimi bëhet si për kreditë dhënë bizneseve të mëdha, ashtu edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standartet pritet të jenë të shtrënguara, si për huatë për qëllime investimi ashtu edhe për kreditë për financimin e kapitalit qarkullues dhe të inventarëve.
Banka e Shqipërisë vlerëson se faktorët që do të ndikojnë në një sjellje të tillë të sistemit bankar janë gjendja e huave me probleme, situate makrekonomike në vend dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja.
Sipas bankës qendrore, politika shtrënguese e bankave është realizuar kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral dhe nëpërmjet rritjes së marzhit për kreditë me rrezik.
Për sa i përket individëve, nga vrojtimi ka rezultuar se bankat në përgjithësi nuk presin ndryshime të ndjeshme të standarteve, ndërkohë që parashikohet një rritje e kërkesës për hua, gjë që pritet të ndodhë edhe me bizneset.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)