Punimet në rrjet, OST: Ja zonat ku do ndërpritet energjia
TIRANË- OST, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrjetit, njoftoi dje se për shkak të disa punimeve, që janë të domosdoshme të kryhen, kërkohet nxjerrja në skemë remonti të disa linjave 110 kv. Ditën e dielë më dt.26/ 02/12, do ta bahet nxjerrja në skemë remonti të linjave: Linja 110 kV Fier- Jagodinë-Ballsh; Linja 110 kV Fier-Jagodine-Kuçovë. Për rrjedhojë, ditën e dielë nga ora 10:00 deri ora 12:00, zonat që furnizohen nga këto dy linja, do të kenë kufizime të energjisë elektrike, gjatë këtij afati kohor. Duke konfirmuar kufizimet e energjisë, ju bëjmë me dije se zonat që do të ngelen pa energji do të jenë Komunat: Kuman dhe Strumë. OST bën gjithashtu me dije se është parashikuar që gjatë ditëve të para të javës që vjen, të bëhet nxjerrja në skemë remonti të linjave 110 kv : Linja 110 kV Rrashbull - Sukth, në të cilën do të punohet ditën e hënë me dt 27/02/12 dhe Linja 110 kv Rrashbull - P.Romano, në të cilën do të punohet ditën e martë dhe të mërkurë më dt.28, 29/02/ 12. Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë janë, për datën 27/02/2012 nga ora 09:00 deri ora 15:30, (N/st Sukth) Bashkia Shijak, Sukth dhe Komuna Maminas si dhe abonentët privatë përgjatë autostradës Maminas-Shën Vlash. Për datën 28, 29 / 02 / 2012 (N/St P.Romano) Bashkia Durrës (pjesërisht), zona Spitallë, zona e Kënetës, Spitalin Rajonal Durrës (Materniteti), Drejtoria e Policisë Durrës, Porti i Karburanteve.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)