E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snejder Xavi dhe Iniesta rivalet per Topin e Arte

Mesfushori hollandez i Interit Wesley Snejder shprehet se Topi i Arte FIFA do te jete nje lufte mes tij dhe lojtareve te Barcelones Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Kam nje mundesi te mire per te fituar Topin e Arte ket vit. E njejta gje vlen per Xavin dhe Iniesten deklaron Snejder gjate nje interviste me revisten franceze LEquipe.

Hollandezi shprehet i bindur se sezoni i kaluar ne te cilin fitoi tripleten me Inter dhe doli finalist ne Kupen e Botes me kombetaren e tij ishte me i miri i karrieres se tij por nuk ka mbaruar akoma sepse eshte ende per tu luajtur Boterori i Klubeve ne muajin dhjetor.

26-vjecari shprehet edhe per ish-trajnerin e tij Jose Mourinho tashme tek Real Madrid Nje vit me Mourinho-n vlen me shume se dhjete vjet me nje trajner tjeter.

Edhe pse e vlereson jashtezakonisht shume portugezin kjo nuk eshte e mjaftueshme qe Snejder te kthehet te luaje serish ne Madrid Nuk dua te kthehem tek nje klub qe me trajtoi ne ate menyre. Kurre me nuk do te luaj per Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›