E Diel, 1 Nëntor 2026

Snoop: “Rita të dua, ti je një femër e veçantë”

LONDER- Snoop Lion mendon se këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është një ‘femër e veçantë’.

Ylli i muzikës hip hop, i cili së fundmi ka realizuar këngën “Torn Apart” me Rita Orën, ka shfrytëzuar skenën e një festivali për të shprehur simpatinë e veçantë për 22-vjeçaren.

Gjatë një performance me Ritën në Festivalin Yahoo! Wireless në Londër, 42-vjeçari i është drejtuar asaj duke i thënë “Rita të dua, ti je një femër e veçantë”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›