Petersen: Kosova ka bërë përparime në të gjitha fushat
PRISHTINË - Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat e posaçërisht ka avancuar në axhendën e saj evropiane, tha sot ish-Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i pritur në takim nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
Soren Jessen Petersen e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Jahjaga dhe Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi, për procesin e integrimeve evropiane si dhe për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, që do të mundësonin edhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe tha se me thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të përafrohet më shumë me BE-në.
(er.nu/BalkanWeb)