Berisha: Shqipëria rol kyç për energjinë në Evropë
TIRANE – “Shqipëria ka rol kyç për energjinë në Europë”, deklaroi Kryeministri Sali Berisha të hënën në mbrëmje. Në rrjetin social 'Facebook', Kryeministri vlerësoi se pas anëtarësimit në NATO, TAP është arritja strategjike më e madhe e Shqipërisë.
Kryeministri informoi se në letrën që i është dërguar nga tre drejtuesit më të lartë të kompanisë zviceriane AXPO Tradinig AG, që është dhe kompania që inicioi vite më parë TAP dhe tani aksionere e rëndësishme e këtij projekti energjetik gjigand, i janë bërë e ditur avantazhet e përzgjedhjes së projektit TAP.
"Me vendimin e konsorciumit të Shah Denize për të zgjedhur TAP, është zgjedhur rruga e transportit me e shkurtër, me kosto më të ulët dhe me zgjidhje inxhinierike më të mirë. Në këtë mënyrë TAP ka kapërcyer një fazë kyçe. Si një komponent integral i Korridorit Jugor të Gazit, TAP kontribuon në sigurimin e furnizimit me energji të Evropës, përfshirë Zvicrën dhe lejon diversifikimin e burimeve të gazit natyral", thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Berisha.
Është dëshira jonë e madhe t'ju falenderojme ju personalisht, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Berisha, për mbështetjen diplomatike të jashtëzakonshme, të fokusuar drejt qëllimit dhe efektive që ju na keni dhënë gjatë viteve të shkuara. "Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjatë bashkëpunimit tonë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses. Falë kësaj, si Shqipëria edhe Axpo ia kanë dalë ta pozicionojnë veten në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partnerët evropiane"- vijon letra.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Projekti TAP, kompania zviceriane Axpo, letër falenderimi Berishës