E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snouden i paraqit kerkesen per azil Rusise

Ish-nëpunësi i CIA-s, Eduard Snoëden u takua me grupet e të drejtave të njeriut në aeroportin e Moskës, në daljen e parë publike gjatë këtyre tre javëve.

29-vjeçari i paraqiti Rusisë kërkesën për azil sepse nuk kishte mundur të udhëtonte në Amerikën Latine, ku Venezuela i ka garantuar strehimin. “Në fakt ai tha se do të kërkojë mënjëherë azil politik këtu në Rusi. Ai do t’ia paraqesë kërkesën e tij tani dhe ai u kërkon organizatave të pranishme të ndërhyjnë me Presidentin Putin, në mbështetje të kërkesës së tij për azil”, deklaroi një përfaqësuese e Snoëden.
Ai tërhoqi kërkesen e parë, pasi autoritetet ruse i vunë kushtin për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve sekrete amerikane.
Kremlini, të premten përsëriti kushtet e tij. Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus tha se “Snoëdeni mund të qëndrojë hipotetikisht në Rusi, nëse ai ndalon të gjithe aktivitetet që cënojnë partnerët amerikanë dhe marrëdhëniet mes SHBA-së e Rusise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›