PD Rama nuk do te mbaje premtimet e dhena

Partia Demokratike ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se nuk do të mbajë premtimet e dhëna. Në një deklaratë për mediat zëdhënëssja e e selisë blu Laura Vorpsi u shpreh se Rama në asnjë rast nuk ka folur për uljen e taksave për qytetarët.
Ne vijim deklarata e plotë e Laura Vorpsit
Partia Demokratike njofton qytetaret shqiptare se akoma pa hartuar programin e qeverisjes, Edi Rama njoftoi shqiptaret nepermjet perfaqesueseve te mazhorances se re te ngarkuar per programin e qeverise, se premtimet e tyre me kryesore anti-globaliste, me te cilat moren votat e shume shqiptareve, nuk do mund ti gezonin qytetaret gjate ketij mandati.
Disa prej tyre me kryesoret si premtimi i sherbimit shendetesor falas per cdo shqiptar (pa kontribute te sigurimeve shendetesore) dhe ulja e taksave per 95 % te shqiptareve, heqja e tatimit mbi te ardhurat personale per te gjithe qytetaret me te ardhura nen 1,5 milion lek, do shtyheshin per vitin 2017 me shpresen naive se realizimin e tyre do te mund ta premtojne gjate nje mandati tjeter mashtrimesh.
Nderkohe nuk flitet me asnje fjale per legalizimet falas, per heqjen e TVSH-se per energjine, per ushqimet, per rritjen e rrogave te policeve ne nivelin e rrogave te deputeteve, as dhe per zotin Rama kryeminister qe nuk do paguaj me taksa sa infermieri.
Partia Demokratike e konsideron kete qendrim nje akt te pashembullt mashtrimi ne historine elektorale te nje vendi dhe nje populli qe ndofta kurre ndonjehere me pare nje force politike nuk ka deshmuar pas fitores se zgjedhjeve ende pa marre pushtetin.
Nje akt cinizmi ekstrem ndaj qytetareve qe i besuan se premtimet e tyre ishin thjesht mashtrime ose se ato nuk do realizohen gjate ketij mandati por shtyhen per vitin e fundit.
Partia Demokratike shpreh bindjen me te thelle se shqiptaret qe besuan premtimet e Edi Rames, dhe jo vetem ata por te gjithe shqiptaret nuk do pajtohen kurre me nje mashtrim te tille. Partia Demokratike e ka njohur humbjen e saj por ajo nuk do pranoje kurre nje megamashtrim te tille te pashembullt te qytetareve shqiptare, nje poshterim te votes, besimit dhe dinjitetit te tyre qytetar politik.
Ajo do perdore te gjithe mjetet demokratike per te mbrojtur dinjitetin e qytetareve shqiptar, e atyre qe votuan programin e saj por njelloj dhe te atyre qe besuan premtimet anti-globaliste te kundershtarit, ndaj aventuriereve qe besojne se mund te ndertojne mbi mashtrimin masiv te qytetareve shqiptare.