E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snowden: Ja sa harxhon Amerika për spiunazh

SHBA- Ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden ka nxjerrë një dokument tepër sekret që për herë të parë bën publik mënyrën se si Shtetet e Bashkuara shpenzojnë buxhetin vjetor prej dhjetëra miliarda dollarësh për programet e spiunazhit.

Gazeta The Washington Post botoi dje një artikull ku specifikohet shuma prej 52.6 miliardë dollarësh – i ashtu-quajturi “buxheti i zi” për operacionet e zbulimit për vitin buxhetor 2013.

Megjithëse qeveria amerikane publikon çdo vit shpenzimet e përgjithshme për shërbimet e zbulimit, dokumenti sekret ofron hollësi mbi agjencitë specifike që përdorin këto fonde dhe për çfarë misionesh. Gazeta njofton se burimi i informacionit ishte Edward Snowden.

Sipas gazetës, CIA merr pjesën më të madhe të fondeve krahasuar me agjencitë e tjera me një projekt-buxhet prej 14.7 miliardë dollar. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›