E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotot seksi, Fjolla Morina shëtit me jaht në Malin e Zi

Siç dihet, vera është stina e artë për këngëtarët, të cilët, në dallim nga njerëzit e thjeshtë, gjatë këtyre tre muajve kanë vrullin më të lartë të punës. “Nuk e di në do të mbetet kohë për pushime. Ky është momenti im dhe si i tillë duhet shfrytëzuar në maksimum nga unë për të punuar. Axhenda e koncerteve të verës është e ngjeshur, ndaj s’besoj se do të më mbetet kohë për pushime të gjata. Më mjaftuan ato pak ditë që kalova në jug të Shqipërisë në fillim të korrikut. Ndoshta në shtator mund t’i drejtohem sërish plazhit me kohë të plotë”, - pat thënë Fjolla Morina, në një intervistë të pak muajve më parë për “Gazeta Shqiptare”… 

Dhe ja ku vjen sot në “Summer Pages” me fotot e saj të fundit nga pushimet, që siç e kishte parashikuar, po i shijon në ditët e para të shtatorit. Nën shoqërinë e mikeshave të saja (të paktën vetëm ato duken në foto), Fjolla Morina po shëtit me jaht brigjet e Budvas... Ditë mjaft relaksuese, por edhe të kushtueshme këto për këngëtaren, e cila shfaqet mjaft seksi në fotot që sjellim sot. Fjolla Morina, këtë verë, falë hitit “FB”, ka pasur një numër të madh koncertesh, ndërkohë që aktualisht po xhiron videoklipin e këngës në bashkëpunim me Stresin, që titullohet “Tym”. 
(e.m/summerpages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›