Snowden deklaron se NSA spiunonte edhe OKB

Jo vetëm Bashkimi Europian. Nëpërmjet Agjensisë kombëtare të sigurisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë spiunuar dhe Kombet e Bashkuara. Ky është hetimi i publikuar nga e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” duke u bazuar në disa dokumente që Eduard Snouden ka marrë kur punonte për agjencinë amerikane.
Nëj tjetër fakt që vë në siklet Uashingtonin pas hetimit që u publikua po nga kjo gazetë në muajin qershor për përgjimet që bëheshin në dëm të Bashkimit Europian. Agjencia kombëtare e sigurisë ka arritur të vendosë opërgjuesin në sistemin e videokonferencave në Kombet e Bashkuara një vit më parë. Që atëherë arkivi i përgjimeve në pallatin e qelqtë ka shkuar nga dhjetëra dosje në 450 të tilla.
Eduard Snouden, tashmë jeton në Rusi, pasi ka krijuar një tëmret të vërtetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në atë pikë sa vet agjencia nuk është në gjendje të thotë se sa materiale ka saktësisht në dorë ish analisti.