Fundjava sjell rreth 60 mije turiste te huaj Tejkalohet problematika ne kufirin grek

Fundjava regjistron 59 847 te huaj qe hyne ne Shqiperi, kryesisht per turizëm. Fluksi më i madh ka qenë nga pikat kufitare me Kosovën
Muaji gusht ishte pozitiv per turizmin ku ne krahasim me gushtin e vitit te kaluar kane hyre 62 222 te huaj me shume.
Për periudhën janar-gusht në Shqipëri kanë hyrë 2 545 727 të huaj, por statistikat flasin për një rënie të turistëve të huaj në vend me 236 462 më pak se viti I kaluar.
Lajmi i mirë është, që u tejkalua situata problematike e shkaktuar nga reagimi I policisë kufitare greke, prej konfliktit me kishën ortodokse në Përmet.
Shefi për kufirin e Gjelbër, Genc Merepeza garanton se janë marrë të gjitha masat për përballimin e çdoklloj fluksi të mundshëm në pikat e kalimit kufitar.
Ndërkohë, që në Shqipëri vazhdojnë të jenë edhe grupet e përbashkëta me policinë rrugore të Kosovës, në ndihmë për disiplimin e qarkullimit të mjeteve të turistëve kosovarë.