E Shtunë, 31 Tetor 2026

Social-demokratët rumunë largohen nga qeveria

Kryetari i social-demokratëve, Mirçea Geoana deklaron se i gjithë grupi ministror i partisë së tij është i gatshëm të njoftojë dorëheqjen nga qeveria aktuale e Rumanisë. Lideri i PSD-së fajëson presidentin rumun për këtë "krizë politike që po mbivendoset ndaj një krize ekonomike dhe sociale".
     
Rënia e koalicionit qeveritar vjen më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve të parashikuara për më 22 nëntor, ndërsa vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike.
     
Ministrat e PSD-së,  ndër të cilët ai i Punëve të Jashtme dhe i Bujqësisë do të paraqesin dorëheqjen e tyre pranë kryeministrit liberaldemokrat, Emil Boc që do të vendosë më pas nëse do t'i pranojë ose jo.
     
Kriza filloi të hënën kur kryeministri Emil Boc, njoftoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm socialdemokrat, Dan Nica pas deklaratave të polemizuara mbi një tentativë të mundshme mashtrimi gjatë zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›