Vlerësohen përpjekjet e presidentit Obama
Në krah të një fotografie solemne të presidentit Obama që inkurajon udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë të shtrëngojnë duart, INDEPENDENT thotë se dështoi përpjekja e presidentit për të filluar bisedimet për paqe.
E përditshmja shkruan se ky takim i parë trepalësh ishte më shumë për të demonstruar vullnetin e presidentit Obama për të nxitur një zgjidhje afatgjatë për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, kjo është një detyrë e vështirë për SHBA-në, shkruan e përditshmja dhe shton se tensionet mbeten në nivele shumë më të larta, se kanë qënë ndonjëherë, mes amerikanëve dhe izraelitëve.
INDEPENDENT shkruan se amerikanët presin me shumë interes fjalimin në OKB të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ku pritet të flasë për qëndrimin lidhur me programin bërthamor të Iranit.
TIMES e hap artikull për takimin me titullin, "Të detyruar të shtrëngojnë duart, po pa u parë në sy, presidenti ndjen acarin."
Përpara takimit, ishte thënë se shpresat për rezultate ishin po aq në nivel të ulët sa edhe Deti i Vdekur, shkruan gazeta.
TIMES njofton se zoti Obama e bëri të qartë se ofensiva diplomatike do të vazhdojë dhe emisari amerikan George Mitchell do të takohet javën e ardhshme me negociatorët palestinezë dhe izraelitë.
Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të raportojë para presidentit për statusin e bisedimeve.
DAILY TELEGRAPH, shkruan se është thjesht arritje të bindësh dy udhëheqësit që të ulen në të njëjtën dhomë.
GUARDIAN sugjeron se presidenti Obama mund të ketë qënë pak më shumë ambicioz në kërkesën për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve hebre.
Tani, shton e përditshmja, atij i duhet të lëviz drejt vendosjes së parmetrave për të gjithë debatin në Izrael.
Në një koment të sajin e GUARDIAN shkruan se Obama mund të jetë turpëruar nga kjo situatë, por është ende herët për t'i vënë atij vizën.