E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët dy muaj refuzim Kuvendit

Opozita mbush dy muaj nga dita e parë e bojkotit të Kuvendit.

Që prej seancës parlamentare më 7 shtator e deri më sot, opozita vazhdon të mungojë në punimet e Kuvendit. Bojkoti i saj lidhet me hapjen e kutive në katër qarqe të vendit, kërkesë të cilën mazhoranca aktuale e ka hedhur poshtë me pretendimin se asnjë vendim politik nuk mund të dalë kundër vendimit të gjykatave. Mungesa e opozitës në Kuvend ka sjellë edhe bllokimin e punës në komisionet parlamentare. Përveç faktit se demokratët nuk mundin dot të kalojnë në Parlament shumicën e vendimeve që lidhen me reformat e kërkuara nga ndërkombëtarët, për shkak të mungesës së 84 votave, mungojnë edhe projektligjet në komisionet parlamentare. Në mbledhjet e grupit parlamentar të demokratëve, Kryeministri Berisha ka kërkuar nga deputetët të sjellin drafte dhe sugjerime për ndërtimin e projektligjeve dhe vazhdimin e reformave që Partia Demokratike i ka përcaktuar në programin e saj qeverisës. Nga ana tjetër, opozita këmbëngul te qëndrimi i saj në bojkot, duke paralajmëruar protestën e madhe më 20 nëntor në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›