E Diel, 1 Nëntor 2026

“Socialistët e Tiranës, bëjnë pjesë të lojës politike marrëveshjen për kufirin”

Mediat greke reagime ndaj qëndrimit me dy fytyra të Edi Ramës

Loja qesharake e lidershipit të Partisë Socialiste Edi Rama, që po vazhdon të bëjë për marrëveshjen e kufijve me Greqinë kanë ngjallur së fundmi edhe habinë e shtypit grek. Në një shkrim të sajin gazeta prestigjioze “Kathimerini” thekson se, Socialistët po bëjnë pjesë të lojës së tyre politike marrëveshjen për ndarjen e kufijve me Greqinë, çka ka detyruar parlamentin të shtyjë ratifikimin e saj.
Në shkrimin me titull “Lojërat e socialistëve shqiptarë”, “Kathimerini” thekson se, “Edi Rama nuk shprehu asnjë shqetësim dhe asnjë kundërshti për marrëveshjen, gjatë takimit me ish-kryeministrin Karamanlis në Tiranë në prill të këtij viti”, madje sipas saj “takimi i kreut socialist me ish-kryeministrin grek u zhvillua në një klimë mjaft miqësore”.
Po ashtu, gazeta merr në analizë deklaratat publike të Edi Ramës lidhur me çështjen, duke theksuar se në asnjërën prej tyre nuk shprehet qartë se ku dhe si cenohen interesat e palës shqiptare. “Kathimerini” sjell në vëmendje gjithashtu edhe deklaratat e kryetarit të Komisionit për Çështjet ligjore në Partinë Socialiste Ylli Manjani, sipas së cilës marrëveshja nuk ka probleme juridike.
Ky qëndrim i Edi Ramës, – shkruhet në artikull - shihet nga analistët si një përpjekje për të fituar kredo politike, duke e bërë atë pjesë të sulmit kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha.
Sipas gazetës kjo lëvizje jo vetëm që ka ushqyer tensionet nacionaliste në vend, por ç’është më e rëndësishme synon të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, duke bllokuar reformat që kanë të bëjnë çështjet e kufirit, marrëdhëniet me vendet fqinje dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›