E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me Nigerine 2.5 miliarde te trafikuara nga Shqiperia ne 2009

Atlasi gjeografik De Agostini ne format liber xhepi eshte i famshem ne mbare boten per saktesine e njohurive gjeografike qe i ofron ne menyre te permbledhur e me mjaft elegance. Duke shfletuar botimin e De Agostini-t 2011 rastesisht ndesha ne disa te dhena qe me se paku duken te cuditshme me se shumti problematike e te mjaftueshme per te rene zilet e alarmit nder partneret nderkombetare te Shqiperise.


Ne faqen nr. 310 jepen import -eksportet shqiptare per vitin 2009 ne vlere dhe respektivisht per secilin nga partneret kryesore tregtare te Shqiperise.


Pese vendet kryesore ku drejtohen eksportet shqiptare jane Italia me 683 milion dollare Greqia me 803 milion dollare Sllovakia me 603 milion dollare Kina me 519 milion dollare dhe Gjermania me 371 milion dollare.
Po i njejti botim gjeografik De Agostini i vitit 2011 per import-eksportet e Nigerise per vitin 2009 jep shifra krejt te ndryshme qe normalisht te fusin ne dyshime.


Ne faqe 838 pese vendet kryesore nga vine importet per Nigerine jane Kina me 5999 miliard dollare Shqiperia me 2537 miliard dollare Franca me 1962 miliard dollare Belgjika me 1628 miliard dollare dhe Belize me 1579 miliard dollare. Ja vlen te theksohet qe eksportet shqiptare ne vitin 2009 po sipas De Agostinit jane vetem 1088 miliard dollare shifer kjo thuajse e njejte me shifren e eksporteve shqiptare te ofruar zyrtarisht nga doganat shqiptare.


Pra natyrshem lind pyetja si ka mundesi qe vetem Nigeria na paska importuar nga Shqiperia mallra dhe sherbime dyfishin e totalit te eksporteve shqiptare kur sipas shifrave zyrtare te doganave shqiptare eksporte shqiptare ne vitin 2009 ishin zero dollare drejt Nigerise


Sipas De Agostinit te vitit 2011 shteti i Belizes ka eksportuar gjate vitit 2009 rreth 400 milion dollare drejt te gjithe partenereve te tij tregtare ndersa vetem Nigeria per vitin 2009 ka importuar nga Belize 1579 miliard dollare pra thuajse kater fish me shume se total i eksporteve te Belizes po ne vitin 2009.


Te tilla kontradikta evidente behen me intriguese po te konsultohen shifrat zyrtare qe ofron Bordi federal i te dhenave statistikore te Nigerise.


Keto te dhena japin shifra importesh nigeriane te peraferta me ato te ofruara ne botimin e De Agostinit. Ne kete rast shpjegimi i vetem eshte nami qe i ka dale Nigerise dhe bankave nigeriane si me famekeqet ne bote per gjithfare aferash te dyshimta qe shkojne nga riciklimi i parave te pista te mashtrimet bankare mashtrimet financiare on line apo vjedhja me ane te mashtrimit me nepermjet emetimit apo riciklimit te letrave me vlere dhe produkteve financiare fallco.


Nigeria eshte kjo qe eshte per ne shqiptaret e rendesishme eshte te dime cilet jane partneret shqiptare te xhambazeve financiare nigeriane qe vetem gjate vitit 2009 trafikuan fonde me vlere 2 miliarde e 537 milion dollare Kuptohet qe ky investigim modest nuk pretendon te zbuloje partneret shqiptare te dy miliard e gjysem dollareve te perpunuara ne itinerarin Shqiperi-Nigeri por i takon organeve ligjzbatuese shqiptare dhe partnereve te tyre nderkombetare ti shkojne deri ne fund kesaj xhiroje miliardare dollaresh.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›