Rama takim me shqiptarët e Selanikut: Emigrantët duhet të jenë aksionerë politik
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë të Selanikut. Ai shoqërohej nga sekretari për emigracionin dhe rininë në PS, Erion Veliaj, deputeti i PS në Elbasan, Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Korcës, Niko Peleshi. Rama fli për pozicionin dhe rolin e emigrantëve shqiptar. Sipas tij politika në 20 vite nuk ka bërëasgjë për statusin e emigrantëve, duke injoruar faktin rolin e madh që emigrantët luajnë në ekonominë vendase. Ai i quajti ato Aksionerë të rëndësishëm ekonomik por sipas tij ka ardhur koha që ato të jenë gjithashtu aksionerë politik. Më tej në fjalën e tij ai theksoi se vota e emigrantëve është imperative dhe se në programin e partisë socialiste, i cili do të prezantohet së shpejti për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë,emigrantët janë një pjesë e rëndësishme.
Sigurisht, Rama nuk la pa prezatuar edhe librine tij Kurban për emigrantët,madje u tregua igatshëm për autografe në fund të takimit. Pas takimit me shqiptarët e Selanikut, ai zhvilloi një takim me kreun e bashkisë së Selanikut, Janis Butaris.
No related posts.