E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët protestojnë në Berat dhe Skrapar

Dy protesta janë zhvilluar në qarkun e Beratit. E para në Skrapar e drejtuar nga deputeti socialist Fidel Ylli dhe e dyta në Berat.

Në orën 11:00 të paradites, socialistet e Skraparit janë grumbulluar para bashkisë së qytetit, ndërsa një orë me pas në sheshin para stadiumit “Tomorri” ishin socialistët e Beratit.

Heqja e fondit për ndërtimin e një tregu nga ana e qeverisë, pasi fondi u kalua për qarkun e Shkodrës, ka bërë që socialistët ta zhvillojnë protestën e tyre pikërishtë përpara këtij tregu ambulant. Ndërsa deputeti Erjon Braçe u shpreh në fjalën e tij se Sali Berisha ditën e enjte në Parlamentin e Shqipërisë tha që ekonomia e këtij vendi është në lulëzim, madje tha që ekonomia e ka kaluar krizën.

“Unë doja t’ju pyesja juve a e ndieni entuziazmin e ekonomisë në xhepat tuaja, në familjet tuaja?”, u shpreh Braçe. Në fund të kësaj proteste nuk kanë munguar as incidentet pasi dy persona janë grindur me njëri tjetrin duke mos kursyer as grushtat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›