E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ngushëllon homologun polak: Kaczynski njeriu i guximit


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në mesazhin drejtuar homololgut polak Komorovski shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Kuvendit të Shqipërisë , dhe në emër të saj personal, familjes së Presidentit Kaczynski, zonjës së parë Maria, familjeve të të gjithë deputetëve dhe delegacionit shtetëror që u ndanë nga jeta në këtë tragjedi të madhe.
Në këtë mesazh ngushëllimi të Kryetares së Kuvendit ndër të tjera thuhet se" Kjo është një ditë e vështirë per kombin polak, është një ditë shumë e trishtueshme për vendet tona. Nga ky aksident i tmerrshëm të gjithë jemi të shokuar . Presidenti Kazybsky ishte një njeri i guximit të madh , besimtar patriot, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë, antikomunist i paepur.

Sot polakët humbën një pjesë të rëndësishme të elitës së tyre politike. Shqiptarët luten pë shpirtrat e tyre . Më lejoni që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për popullin polak në këto moment të vështira".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›