Rama protestë në Vlorë: Në Tiranë do kërkojmë largimin e Berishës
Partia Socialiste ka vijuar turin e protestave ditën e djeshme ata kanë ndalur në qytetin e Vlorës, ku kanë përsëritur për të disatën herë se vendi ynë duhet të dalë nga kjo krizë ekonomike që po bie në kurriz të qytetarëve. Në protestën e Vlorës kanë marre pjese kreu lokal i PS Vlorë dhe deputeti Eltar Deda kryetari i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, deputetja Luiza Xhuvani, kreu i PSD Gjinushi, si dhe kreu i G99 Erion Veliaj. Në fjalën e tij kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në situatën aktuale në vend,situatë e cila sipas tij, sa vjen edhe rëndohet përkundër deklarimeve të qeverisë shqiptar. "Ka ardhur koha që të gjithë së bashku t'i themi ndal krizës që shihet në çdo familje shqiptare dhe vlonjate, ndaj në 30 prill të jemi së bashku në protestën e madhe në Tiranë,që do të shënojë edhe filimin e protestave të shqiptarëve për të larguar nga froni Berishën", tha Rama.
Protestat e Partisë Socialiste do tqë kulmojnë në Tiranë më datë 18 prill ku është lajmëruar një organizim madhështor.