E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet serish konfirmojne vullnetin per te bojkotuar reformen zgjedhore

29-10-2010 / Gazeta 55

Sot pa pranine e opozites u mblodh tryeza e dyte e ndermarre nga maxhoranca per reformen zgjedhore. Ne tryezen e sotme PD u perfaqesua nga Ilir Rusmali e Oert Bylykbashi LSI nga Nasip Naco e Spartak Braho kurse PR nga Arjan Madhi. Tryeza u ndoq me vemendje dhe nga perfaqesues te shoqerise civile sikurse dhe perfaqesues te OSBE-se ne Tirane.


Tryeza e dyte e reformes zgjedhore vijoi sot punimet ne nivelin teknik. Ne fillim te fjales se tij Rusmali theksoi se qellimi i tryezes eshte implementimi i rekomandimeve te OSBE-ODIHR me synimin arritjen e standarteve te reja per keto zgjedhje vendore. Rusmali theksoi se nderkohe PD po shqyrton me seriozitet oferten e PS ndersa theksoi se kjo tryeze nuk eshte per te zgjidhur debatin mes PS dhe PD. Rusmali u beri edhe njehere thirrje forcave politike dhe jo politike te kontribuojne per reformen zgjedhjore duke ritheksuar se ka rruge dhe tavolina te tjera per te zgjidhur ngercin mes dy partive politike ne vend. Tryeza perfundoi me kerkesen e OSBE per marrjen pjese ne te dhe te partive jo parlamentare. Perfaqesia e OSBE ne tryezen e sotme per reformen zgjedhore kerkoi qe partite e tjera jashte parlamentit qe jane realisht me shume se ato brenda ne Kuvend duhet te kalojne dhe ato interesat e tyre partiake rreth zgjedhjeve vendore per te cilat do te jene pjesmarrese.


Tryeza e reformes zgjedhore Kristaq Kume do te mbledhe propozimet


Tryeza e partive politike per reformen zgjedhore mandatoi kete paradite Kristaq Kumen si kryetarin e grupit te punes per ndryshimet teknike ne kodin zgjedhor. Ish kreu i KQz-se i asistuar dhe nga Arjan Madhi i PR-se Spartak Braho i LSI-se dhe Oerd Bylykbashi nga PD do te hartoje nje draft me rekomandimet teknike te shoqerise civile dhe partive politike per nderhyrjet ne Kod. Keto rekomandime do te jene baza e punes per komisionin e reformes zgjedhore nese ai do te ngrihet nga Kuvendi.


Ruci kasneci i Edvinit per bojkotin


Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaroi se kryeministri Sali Berisha nuk po tregon vullnet per zgjidhjen e krizes edhe pse ai eshte shkaktari i saj. Sipas tij qeverise i eshte dhene kohe mbi 15 muaj per zgjidhjen e krizes politike por kryeministri nuk ka vullnet per zgjidhjen e krizes politike. Cdo dite qe kalon na tregon se sa te veshtire e ka Berisha berjen e transparences se zgjedhjeve kryefjale e kauzes sone dhe rekomanduar edhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian tha Ruci. Ne deklaraten e tij per shtyp ai shprehu shqetesimin per kercenimin e bere per deputetet Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka. Po ashtu Ruci permendi edhe vendimin e padrejte per shembjen e ish-piramides pa u konsultuar dhe diskutuar me pare ne komisionet parlamentare me qellim heqjen e vemendjes nga kriza politike dhe shfaqjen e krizave te reja.


Kreu i kuvendoreve socialiste permendi edhe votimin per heqjen e mandatit te deputeteve Ilir Beqja se nuk ishte i sakte e megjithate kryeministri vazhdoi te veproje ne shkelje te plote te Kushtetutes. Ne fund te deklarates Ruci kerkoi zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit te Terthores Rezmi Veseli duke bere pergjegjes pushtetin e kryeministrit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›