E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes program per punesimin e te rinjve

Ulja e papunesise me theks te vecante tek te rinjte ky eshte qellimi i projektit te Keshillit te Qarkut te Kukesit ne bashkepunim me Qeverine Spanjolle .Ne takimin prezantues ishin te pranishem te gjithe aktoret e perfshire ne proces.Programi eshte konsideruar si Pakt Teritorial Punesimi i cili fillimisht ka disa objektiva por qe me kalimin e kohes ato do vijne ne rritje.

Qeveria Shqiptare ka kerkuar programe te tilla te cilat ndikojne ne punesimin dhe migrimin e te rinjve. Ne kete kuader eshte duke u promovuar kjo mase ne rajonin e Kukesit nga pasi qark ka nje papunesi te larte te te rinjve. Qeveria Spanjolle nepermjet objektivave te zhvillimit te mijevjecarit ka financuar kete program tha Daniela Zampin kryetar i Keshillit Teknik e Programit.

Eumlshte nje program qe ne vetvete synon dy objektiva kryesore zyrtarizimin e punesimit te te rinjve dhe nxitja e punesimit te te rinjve dy komponente shume te rendesishem. Nepermjet ketij programi ne do te arrijme qe te trajnojme te nxisim punesimin e te rinjve u shpreh Shefqet Bruka Kreu i Qarkut Kukes.

Fillimet e tij ky program i ka qe ne vitin 2009 kur u hodhen edhe idete e para per realizimin e tij dhe tani eshte ne fazen e implementimit e cila do te zgjase deri ne muajt e fundit te vitit 2011.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›